Një sulm konvencional kundër Rusisë nga ndonjë vendi i cili mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të cilësohet si sulm i përbashkët. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me Këshillin e Sigurimit në Rusi ku morën pjesë zyrtarë të lartë dhe tha se ishin bërë propozime për të ndryshuar doktrinën bërthamore.
“Ne shohim se situata aktuale ushtarake dhe politike po ndryshon në mënyrë dinamike. Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga një shtet pa armë bërthamore, por mbështetjen apo pjesëmarrjen e një fuqie bërthamore dhe që përbën kërcënim për sovranitetin tonë, të cilësohet si sulm i përbashkët i tyre ndaj Federatës Ruse. Kushtet për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia janë gjithashtu të caktuara shumë qartë.”
Putin tha se Moska do ta ketë parasysh një sulm të tillë, nëse merr informata të besueshme për fillimin e një sulm të madh përgjatë kufirit nga ajri, me raketa lundruese, dronë dhe armë hipersonike. Rusia, tha Putin, gjithashtu rezervoi të drejtën për të përdorur armë bërthamore nëse ajo ose Bjellorusia do të ishin subjekt i agresionit, duke përfshirë armët konvencionale.
Ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë vijnë në një kohë kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kërkon leje nga aleatët e tij për t’i përdorur armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda tokës ruse. Presidenti rus tha gjithashtu se lista e shteteve dhe aleancave ushtarake që i nënshtrohen parandalimit të përdorimit të armëve bërthamore duhet të zgjerohet, por nuk përmendi cilat vende do të shtoheshin.
Klan News