“Zot ruaje Carin!”, ishte një nga urimet e para publike për ditëlindjen për Presidentin Vladimir Putin, i cili mbush 72 vjeç këtë të hënë dhe që është lider kryesor i Rusisë për gati çerek shekulli.
Urimi erdhi nga ideologu ultra-nacionalist rus Alexander Dugin në kanalin e tij të mesazheve Telegram.
Dugin, ka mbrojtur prej kohësh bashkimin e territoreve rusishtfolëse dhe territoreve të tjera në një perandori të re të madhe ruse në të cilën ai dëshiron të përfshijë Ukrainën.
Festimet në Moskë vijnë mes pretendimeve të vazhdueshme se lideri rus po vuan nga probleme shëndetësore . Për të mohuar thathethemet Kremlini hodhi poshtë keto informacione duke i konsideruar të rreme.
Në fillim të këtij muaji u raportua se shkencëtarët rusë po punojnë për trajtime të reja kundër plakjes me urdhër të një ndihmësi të ngushtë të Putinit, i cili thuhet se është intriguar nga ideja e jetës së përjetshme.
Klan News