Në kuadër të operacionit policor të koduar “Driver 2” është arrestuar në flagrancë 42-vjeçari me iniciale M.V., banues në Paskuqan për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Në rrugën “Dine Hoxha” në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. V., dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak”, njoftojnë uniformat blu.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al