Një 17-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta me një bashkëmoshatar të tij, ka qëlluar më armë zjarri në ajër.
Uniformat blu bëjnë të ditur se 17-vjeçari A. K., është banues në Sukth, Durrës.
“17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al