Një qen është miku më i mirë i njeriut, por për shumë njerëz që jetojnë me Alzheimer dhe forma të tjera të demencës, kërkesat për një kafshë shtëpiake mund të jenë një sfidë.

‘Jeanie’ (XHINI), një qenush robotik nga Tombot i cili u prezantua në eventin CES 2025, është krijuar për të ndryshuar gjithçka. Ai ofron shoqëri dhe dashuri të pakushtëzuar për ata që nuk janë në gjendje të kujdesen vetëm për një kafshë të vërtetë.

Ishte ideja e Tom Stevens, një sipërmarrës kalifornian i cili doli me konceptin për qenin robot pasi nëna e tij u diagnostikua me Alzheimer në vitin 2011.

“Shumica e të moshuarve nuk kujdesen për to. Ndoshta një për qind. Hulumtimet mbi kafshët robotike tregojnë se ato i tejkalojnë dukshëm ato objekte tradicionale dhe kanë përfitimin shtesë të reduktimit të dhimbjes dhe nevojës për ilaçe kundër dhimbjes”, tha Tom Stevens

“Jeanie” është një qenush robotik i verdhë Labrador, i ngjashëm me atë në jetën reale, që i përgjigjet komandave të prekjes dhe zërit dhe madje tund bishtin. Ai shpreson se teknologjia do të revolucionarizojë mënyrën se si të moshuarit dhe ata që vuajnë nga demenca do të kujdesen në të ardhmen.

 “Jam frymëzuar nga nëna ime, e cila pasi u diagnostikua Alzheimer, më duhej t’i merrja qenin për arsye sigurie. Ajo ishte shumë e pakënaqur me mua. Kërkova për shoqëruese të kafshëve të gjalla por edhe ajo nuk realizonte detyrat siç duhet. Aty kuptova se tregu kishte nevojë pikërisht për këtë që solla unë. Për shumë si nëna ime këto qenë robotë janë një mënyrë e sigurtë për ta. Këta këlyshë janë krijuar për të trajtuar simptomat e sjelljes dhe psikologjike të demencës, për të reduktuar nevojën për medikamente të caktuara. Synojmë që këta të jenë pajisjet e para mjekësore të FDA” , tha Tom Stevens.

Stevens thotë se ka mbi 300 milionë të moshuar në mbarë botën që vuajnë nga demenca ose dëmtime të lehta njohëse dhe nuk janë në gjendje të kujdesen për kafshët e gjalla. Kjo e shtyu Tombot të krijonte Jeanie për të lehtësuar vetminë, ankthin dhe depresionin.

“Njerëzit flasin për vetminë dhe izolimin, por në fakt ato janë dy gjëra të ndryshme. Vetmia është ndjenja e mungesës së kontakteve shoqërore. Mund të jesh në një strukturë me 500 shtretër ose në një komunitet me shumë e shumë njerëz, dhe mund të jini të vetmuar nëse nuk keni ato lidhje shoqërore. Izolimi është rrethana e të qenit vërtet i largët nga të tjerët”, tha Tom Stevens.

Tombot planifikon të fillojë të përmbushë porositë për “Jeanie” më vonë në vitin 2025. Produkti do të jetë i disponueshëm për blerje direkte nga konsumatorët me një çmim një herë prej 1500 Dollarësh ose nëpërmjet modeleve të marrjes me qira për institucione të tilla si azilet.

Klan News