Zbulohet një mekanizëm për të ngadalësuar ose bllokuar simptomat dhe degradimin e Alzheimer. Në qëndër të studimit të fundit janë qelizat imunitare të trurit, ku është zbuluar te kaviet në laborator se kanë një rol të dyfishtë në sisitemin qendror nervor.

Në rast stresi, mbingarkesë apo kërcënimi, prodhojnë substancë toksike që në vend që të luftojnë sëmundjen, dëmtojnë qelizat duke përkeqësuar neurodegjenerimin.

Duke bllokuar këtë mekanizëm që aktivizohet si përgjigje ndaj stresit, ose të realizohe pikërisht bllokimi i çlirimit të substancave toksike, sjell një përmirësim të dukshëm të simptomave.

Autorët e punës kërkimore e kanë eksperimentuar të dyja këto mundësi në laborator, dhe kanë rezultuar efikase. Me këtë studim u vërtetua lidhja dhe roli i këtyre qelizave dhe sëmundjes, dhe konsiderohet mjaft e rëndësishme pasi ky mekanizëm mund të hapë rrugën për krijimin e trajtimeve të reja farmaceutike.

Klan News