Traumat në kokë mund të jenë një ndër shkaqet kryesore të Alzheimer dhe Parkinson.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën Science Signaling, goditjet ne kokë, shumë të shpeshta gjatë fëmijërisë apo në sporte te veçanta si futboll dhe boks, përbëjnë një kërcënim të vërtetë për tu prekur më pas gjatë jetës nga këto sëmundje.
Kjo pasi mund të rizgjojnë viruse të fjetura në trupin e njeriut, siç është herpes, që janë në gjendje të fjetur në tru në 95% të personave, duke shkaktuar inflamacione dhe dëmtime qelizore që i hapin rrugën sëmundjeve degjenerative të trurit.
Duke përdorur një model mbi eksperimentet në laborator, kërkuesit kanë aktivizuar këtë virus që ishte në gjendje apatike, dhe është vënë re se në javët e muajit në vijim ka nxitur një sërë reagimesh dhe simptomash të ngjashme me ato të Alzheimer, duke sjellë inflamacione të zgjeruara dhe vdekjen e neuroneve.
Klan News