Një moment i ndjeshëm u regjistrua mbrëmjen e sotme në audicionet e “X Factor Albania” në Tv Klan kur Ergi, një 24-vjeçar nga Fieri, preku zemrat e të gjithëve me historinë dhe performancën e tij.

Ergi zgjodhi të këndonte në këtë garë për një arsye shumë të veçantë: gjyshin e tij, njeriun që e frymëzoi të ndiqte ëndrrën e muzikës. Edhe pse i sëmurë nga alzhaimeri dhe nuk mundi ta shoqëronte, gjyshi i tij mbetet burimi i motivimit të palëkundur për të.

“Për herë të parë në jetën time kur kam kënduar, gjyshi ishte fansi im numër një. Sot nuk mundi të jetë për shkak të sëmundjes, por bekimin e tij e kam marrë. Ai gjithmonë më thoshte: ‘Puno 10 vite për emrin dhe emri yt do të punojë gjithë jetën për ty.’ Ky është momenti im për të punuar për emrin tim dhe për ta bërë krenar,” rrëfeu ai me emocione para performancës.

Performanca e tij e fuqishme me këngën “Unchain My Heart” ngriti skenën, duke siguruar 4 “Po” nga juria.
Tani, Ergi është një hap më pranë realizimit të ëndrrës së tij, duke lënë gjurmë në këtë edicion të “X Factor Albania.”/tvklan.al