Çokollata ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit.

Në këtë përfundim del një studim i botuar në Journal of  Functional Foods ku theksohet se merita i atribuohet një substance të quajtur teobromina e cila është e pranishme në kokrrat e kakaos.

Sipas autorëve të studimit teobromina ka demonstruar veti për të parandaluar dëmtimin neuronal dhe për të përmirësuar kujtesën motorike dhe funksionet rregullatore njohëse.

E pasur me antioksidantë cokollata është gjithashtu në gjendje të përmirësojë humorin si dhe të luftojë depresionin.

Një tjetër avantazh interesant e të ngrënit çokollatë, shpjegojnë shkencëtarët, është edhe humbja e mundshme e peshës.

Teobromina, është në gjendje të ndihmojë në zbërthimin e yndyrave dhe mund të kontribuojë në shëndetin e mëlçisë dhe veshkave .

Klan News