Qeveria britanike gëlon nga thashethemet. Nëpërmjet postës elektronike anëtarë të kabinetit spekulojnë me njëri tjetrin mbi jetët seksuale të disa prej udhëheqësve të opozitës. Këshilltari i kryeministrit Gordon Braun dha dorëheqjen pas zbulimit nga ana e mediave të disa emaileve që ai kishte dërguar një bashkëpunëtori ku flitej për një sëmundje të sikletshme të opozitarit, Dejvid Kamerun, për marrëdhëniet e një politikani me prostituta dhe detaje të tjera mbi jetët e figurave të tjera të opozitës.

Kryeministri Braun u distancua nga ngjarja dhe theksoi se ky ishte një plan i dy individëve që u dekonspirua nëpër media. Ky është skandali më I fundit që dëmton imazhin e kabinetit Braun 14 muaj para zgjedhjeve. Pak ditë më parë u zbulua se një mik i ngushtë i kryeministrit, deputeti Nigel Grifiths kishte kryer marrëdhënie seksuale jashtë martesore mu në zemër të parlamentit./tvklan.al