Zoran Zaev takon krerët e partive shqiptare
Gjatë një takimi me Ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka njoftuar se socialdemokratët janë duke zhvilluar negociata serioze për formimin e shumicës së re stabile parlamentare, që siç thuhet, do të punojë në interes të qytetarëve. Siç thonë nga LSDM-ja një nga prioritetet e Qeverisë së re do të jetë lufta kundër krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.
“Bashkë do të dakordojmë sistemin për kontroll të origjinës së parave dhe të kapitalit për çdo funksionarë. Për udhëheqësit, ku do të vërtetohet puna e pandershme, do të pasojnë sanksione”
Nga VMRO-DPMNE-ja as i kanë përgënjeshtruar e as i kanë konfirmuar informacionet se janë përfaruar qëndrimet me BDI-në për qeverinë e re dhe Kryeministrin shqiptar. Thonë se janë duke punuar për të siguruar shumicën parlamentare.
“ LSDM-ja dhe Zaevi thonë se kanë shumicën, por nga ana tjetër këtë nuk e konfirmojnë partitë politike. Dua që publikisht ta pyesni LSDM-në që të publikojnë se me cilat parti kanë shumicën? Kush janë partnerët e tyre të koalicionit? Për shkak se fjalët “kemi shumicën” nuk janë të mjaftueshme”. Për qeverinë e re duhen 61 deputetë”.
Lideri socialdemokrat Zoran Zaev ka njoftuar se ka zhvilluar takime me krerët e të gjitha partive politike shqiptare, me Ali Ahmetin e BDI-së, Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashin e Alternativës.
Këto takime zhvillohen larg syve të opinionit. Në ditën e konstituimit të përbërjes së re parlamentare, LSDM-ja tashmë ka arritur marrëveshje koalicionimi me PDSH-në e Menduh Thaçit.
Klan Macedonia