Lajme Arkiva 2003

Partia Socialiste duhet të gjejë një tjetër zgjidhje për të kaluar krizën qeveritare. Rezoluta e propozuar nga Ruçi ishte një ilaç që zgjati paqen vetëm për dy javë. Fundjava ka qenë fatale, për qeverinë. Analiza e 6 mujorit re kryeministrisë ka pasur komplimente për policinë e shtetit për përmbarimin dhe silura vërejtjesh për punën e diplomacish. Numri dy i qeverisë Meta është larguar nga tryeza e drejtuar nga Nano, pas tij edhe ministri Nako.

Vendet e lëna vakant mendohet se do të mos zëvendësohen mekanikisht. Burimet e Partisë Socialiste kanë treguar se lëvizjet në kabinet mund të jenë më të shumta. Megjithëse zoti Nano nuk e pranoi fillimisht pikën e rezolutës e cila kërkon rikompozim të  qeverisë, në këtë situatë është para faktit të kryer për ta kënaqur këtë pikë.

Për këtë arsye Nano duhet të bjerë dakord me konkurrentë të ndryshëm të PS-së në mënyrë që të shmang votat kundër në kuvend. Janë të shumtë emrat që qarkullojnë në tregun politik socialist.

Ben Blushi, Ministri i Pushtetit Vendor përflitet si kreu i ardhshëm i diplomacisë në vendin e tij në Pushtetin Lokal Et’hem Ruka. Ermelinda Meksi përflitet si Ministre e Integrimit. Nuk janë lënë jashtë këtyre listave të hartuara në thashethemnajë e Partisë Socialiste emrat e Namik Dokles, Sabit Brokaj apo të Marko Bellos.

Mendohet se ky inflacion emrash më tepër ka burim vetë personat e lakuar se sa zyrën e kryetarit Nano ka kthyer sytë nga rezoluta dhe për hir të shmangies së rënies së qeverisë para zgjedhjeve lokale mund  të pranojë rikompozimin e kabinetit./tvklan.al