Shenzheni është bërë qyteti i parë kinez që ndalon shitjen dhe konsumimin e mishit të qenit dhe maces. Kjo masë vjen pas shpërthimit të koronavirusit që u lidh me mishin e kafshëve të egra. Në këtë mënyrë autoritetet kineze kanë ndaluar së tregtuari dhe konsumuari kafshët e egra.
Por Shenzheni mori një hap më tej, pasi këtë masë e shtriu për qentë dhe macet. Ligji i ri do të hyjë në fuqi më 1 Maj. 30 milionë qenër vriten çdo vit në Azi për mish.
Sidoqoftë kjo praktikë nuk është e zakonshme në të gjithë Kinën. Shumica e kinezëve thonë se nuk kanë ngrënë kurrë dhe as nuk do tw hanë kurrë mish qeni.
Ky vendim u përshëndet nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve./tvklan.al