Mijëra njerëz kanë qëndruar në radhë për pako ushqimore në Centurio, qytet në Afrikën e Jugut. Pamjet e filmuara me dron tregojnë radhën e gjatë prej 4 kilometrash të njerëzve.

Biznese të ndryshme private kanë dhuruar rreth 8 mijë pako ushqimore të cilat janë shpërndarë në zonat provinciale për të përballuar izolimin.

Afrika e Jugut prej pesë javësh është duke zbatuar masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ku i kërkohet popullsisë të qëndrojnë në shtëpi me përjashtim të udhëtimeve të nevojshme. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e individëve edhe bizneseve të jenë pa të ardhura në ekonominë e goditur nga recesioni.

Shteti po planifikon të rihapë sektorin e bujqësisë, lejimin e disa kompanive prodhuese dhe ato të shitjeve me pakicë të rifillojnë punën nga data 1 Maj.

Të mërkurën janë raportuar 354 raste të koronavirusit, duke shënuar edhe rekordin me numrin më të lartë të infektuarve në vend. Numri total i të infektuarve është 5,350 raste, raporton Departamenti i Shëndetit përmes një postimi në Twitter. /tvklan.al