Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Jo vetëm muzikë energjike, por tashmë edhe programe energjike. “Arena” titullohet emisioni i transmetuar në valët 106.6 dhe që çdo ditë në drekë dhe në darkë do të transmetohet për të gjithë dëgjuesit e Radio Energy.
Gazetarja: Çfarë programesh do të ketë më konkretisht?
Andy DJ: “Sot Radio Energy nisi një pjesë të programeve, normalisht mendohet që pas një viti ne kemi përcjellë deri diku muzikën më të re te dëgjuesit tanë, që normalisht janë pjesa më rinore pasi kjo është një radio që mund të thoja, ekskluzivisht për të rinjtë. Ishte mënuar që fillimi i programacionit pas këtij viti të parë d.m.th. të jetë i ndarë në dy faza. Pra faza e parë është ajo fazë ku unë do konsideroja domethënë si fazë e programeve bazë, në kuptimin që janë disa programe që janë më tepër informative, ose kanë të bëjnë me njohjen e dëgjuesit me atë çka ne trasmentojmë gjatë gjithë ditës dhe me një pjesë të vogël të atyre që do të jenë fytyra e kësaj radio, siç është programi Arena dhe që filloi pikërisht sot.”
Gazetarja: Po mund të na thuash diçka më tepër rreth këtij programi, çfarë përmban, ka personazhe, s’ka personazhe, cilët janë?
Flori Mumajesi: “Siç e tha dhe Andi, kjo radio është radio energjike, për të gjithë ata që kanë energji, por edhe për ata që nuk kanë ne e stimulojmë energjinë. Përgjithësisht është emision energjik, që ka momentet e veta, ka situata të ndryshme me personazhe të ndryshme. Ka disa personazhe, psh. është Nona, Nona është një vajzë e vjetër, por që është llahtar seksi dhe është shumë në modë. Ajo flet shumë bukur për historitë e saj, ajo bënë krahasimin midis kohës së sotme dhe kohës së shkuar, por që është, ajo thotë në ’42 dëgjonte 50 Cent.”
Gazetarja: Woke up, ky është emisioni që do prezantosh në mëngjes, çfarë do përmbajë emisioni i mëngjesit?
Dasara Karaiskaj: “Po kam dëshirë që të sjellë një emision ndryshe, një emision që njerëzit kur të çohen në mëngjes t’i bëjë për të qeshur, t’a nisin ditën duke qeshur. Kështu që e kam konceptuar me shumë humor, jo më me horoskopin klasik, por me një horoskop kinez, do të ketë të ftuar VIP emisioni i mëngjesit. Pastaj ka shtypin e ditës, shumë humor, duam që humori të jetë ai që do të godasë tek dëgjuesi, për t’i bërë ata të qeshin, nëse një ditë fillon duke qeshur, çfarë mund të kërkosh tetër? Por ka edhe një tjetër emision që do t’a prezantojë me Julkën”.
Në emisionin Salla e lojërave drejtuar nga këngëtarja Julka dhe gazetarja Dasara Karaiskaj, dëgjuesit do të marrin pjesë në lojë përmes telefonit dhe do të jenë fitues të çmimeve të mëdha./tvklan.al
Gazetare: Danjela Kostandini