“Premtuam se teatrot e rretheve do t’i çonim në kategorinë e parë dhe ky është pengu më i madh që ata janë në mëshirë të bashkive që kanë rroga mjerane dhe pensione të vogla.”

Ky ështe pengu që Rajmonda Bulku nuk ka arritur ta realizojë në mandatin e saj 4-vjeçar si deputete e parlamentit shqiptar. E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, aktorja ka treguar me detaje rreth pervojës së saj si përfaqësuese e qytetarëve në Kuvend.

Rajmonda Bulku: Edhe pak në politikë kam qenë dhe në politikë është shumë bukur kur bën gjëra të mira dhe nuk e harron kurrë.

Alketa Vejsiu: Nuk e di si është për një artist kur ekspozohet në linjën e parë të luftës që duhet të bëjë për qytetarët në parlamentin e Shqipërisë. Ju keni qenë deputete për sa vite?

Rajmonda Bulku: 4 vite në një mandat. Nuk është herë-herë atmosferë e mirë sepse bëhet më shumë politikë nga se mund të bëhen ligje të mira dhe të shëndetshme nga i gjithë parlamenti. Në momentin që ti prek diçka nga ajo që ti je futur dhe njerëzit besojnë nga kjo që ti ke një shpirt ndyrshe dhe mund ta bësh këtë gjë.

Alketa Vejsiu: Cili ishte qëllimi i Rajmonda Bulkut gjatë këtyre 4 viteve? Mbase nuk arrite që t’i vije në jetë dëshirat e tua për artistët e sidomos për aktorët…

Rajmonda Bulku: Nuk e bëra dot dhe më vjen shumë keq sepse shumë gjëra që ishin aktivitete shumë të fuqishme, si buxheti i kinemasë, apo si një festivali famshëm i teatrit dhe ajo që është pengu më i madh është se premtuam se teatrot e rretheve do t’i çonim në kategorinë e parë dhe ky është pengu më i madh që ata janë në mëshirë të bashkive që kanë rroga mjerane dhe pensione të vogla.

/tvklan.al