Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar gjatë një interviste në Klan News se 90% e të shtruarve në spital për Covid janë të pavaksinuar.
Rakacolli tha për “Milori Live” se në Shqipëri më pak se 10% e të shtruarve janë në spital me Covid të vaksinuar.
“Ky raport në Shqipëri është ndryshe. Nuk është 50 me 50. Në Shqipëri është më pak se 10% të atyre që janë në spital sot janë të vaksinuar. Mbi 90% janë të pavaksinuar. Covid na ka bërë të nxjerrim konkluzione që më parë nuk kemi qenë në gjendje t’i nxjerrim. Ne pothuajse nuk kemi raste tek personeli shëndetësor. Kur ishin të pavaksinuar te personeli shëndetësor patëm raste dhe humbje jete”, tha Rakacolli.
Zv/ministrja u shpreh se duhet të vazhdojë vaksinimi pasi të mbron, madje edhe nga rastet e rënda./tvklan.al