Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, në Shqipëri do të hapin dyert 25 shkolla të reja në të gjithë vendin. Përmes rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama është ndalur në nisje të vitit shkollor për të cilën shkruan se përveç shkollave të reja, edhe në institucionet e tjera arsimore kanë përfunduar përgatitjet për pritjen e nxënësve.
Rama është ndalur tek shkolla “Musine Kokalari”, një prej 25 shkollave të reja e cila do të presë ësh 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive.
Ndërsa shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, do të 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor.
Tv Klan