Në një shënim të lënë në Facebook, kryeministri Edi Rama ka sqaruar të gjithë qytetarët që duan të apliojnë për kartë identiteti apo pasaportë, se procedura tashmë mund të bëhet online.

Rama shkruan se procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat. Karta e ID apo pasaporta biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania.

“Pasi merr aplikimin policia e shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar. Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anticovid19”. /tvklan.al