Beteja mes njëri tjetrit e kundërshtarëve politikë, Edi Ramën nuk e ka lumturuar.
Edi Rama: Nuk bëhet fjalë këtu për të fërkuar duart, për t’u argëtuar, për t’u ndjerë mirë se u shkallmua nga themeli një forcë politike, e cila sigurisht është forca kundërshtare, por në fund të fundit ka mbajtur në ekuilibër sistemin demokratik.
Madje mendon se Berisha dhe Basha nuk janë aspak kundër njëri tjetrit.
Edi Rama: Janë vënë aty bashkë të dy. Kujt mund t’i thuhet sot se shiko se unë nuk e njihja këtë?! Cilin nuk njihje ti?! Si nuk e dije ti?!
Për herë të parë në një komunikim vetëm me demokratët, kryeministri dënoi perplasjet në PD ndërsa vlerësoi punën e bërë nga policia e Shtetit.
Edi Rama: Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz dhe Policia dje e ka pasur sfidën më të vështirë.
Thirrjen ndaj demokratëve për të komunikuar online thotë se po e bën për të shpëtuar institucionin e opozitës.
Edi Rama: Nuk po kërkoj votën tuaj apo të ju ftoj të bëheni anëtarë të Partisë Socialiste, por për të ju lutur atyre t’u varin teneqen që të dy këtyre dhe të gjejnë rrugën ta shpëtojnë opozitën.
Përpjekjet e kryeminstrit shkojnë deri në gatishmërinë për tu ofruar dhe dy godina. Zhvillimet intensive në kampin kundërshtar, u duk se i kanë marrë jo pak kohë kryeministrit.
Klan News