Gjatë një aktiviteti të zhvilluar për sigurinë, në shkollën “Kosova” në Tiranë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek përdorimi i inteligjencës artificiale për këtë qëllim.
Rama premtoi vijimin e mbështetjes financiare për mësuesit.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi si projekt të “Shqipërisë 2030”, atë të quajtur ‘Smart City’ që synon monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen e rrugëve, hapësirave të mëdha publike të qyteteve, përfshirë këtu edhe shkollat.
Për sigurinë në shkolla ministrja e Arsimit Manastirliu tha se janë shtuar 40 oficerë të rinj sigurie ndërkohë që ka patur incidente më pak se vjet.
Klan News