Nën ritmet muzikore të fushatës së tij, kreu i socialisteve, Edi Rama u ka premtuar banoreve të Kombinatit në Tiranë, se pas 28 qershorit zhvillimi i kryeqytetit do të ridimensionohet dhe bashke me Tiranën e tërë Shqipëria do të ecë pa u ndalur drejt një modeli evropian të zhvillimit. Bashke me deputetet e qarkut te Tiranës, Rama ka shpalosur idetë për ndryshimin e Tiranës dhe të gjithë vendit, duke deklaruar se socialistet s’do të veprojnë si kryeministri në pushtet Berisha, që u merr qytetareve të tij më shumë se ç’u ka dhënë.

Edi Rama: “Unë jam sot këtu sepse është misioni unë i përbashkët  ta çlirojmë Tiranën nga duart e të papërgjegjshëmve të kësaj qeverie që frenon vrapin e saj të Evropës, ta çlirojmë Tiranën nga gjuha e baltës dhe  mllefit të kësaj qeverie që derdhet çdo ditë mbi modelin tonë kombëtar të suksesit. Ta çlirojmë Tiranën nga varësia e një kryeministri që prej 4 vjetësh na tregon se s’ka vizion të ri, s’ka ide të reja, s’ka qytetari të re evropiane për t’i ofruar Tiranës po vetëm  të njëjtin konflikt të vjetër, të njëjtat djallëzi të vjetra, të njëjtën sjellje të vjetër prej bajraktari inatçor dhe dritëshkurtër.”

Lideri socialist u kërkoi votën qytetarëve të Kombinatit, duke u premtuar se Partia Socialiste nuk do të zhvillojë vetëm qendrat urbane, por edhe rrethinat.

Edi Rama: “Vota juaj e 28 qershorit është më e rëndë. Peshon më shumë se asnjëherë tjetër në këto 18 vjet sepse në 28 qershor ndahet e ardhmja nga e shkuara dhe në 28 qershor ne së bashku do të marrim barrën e rëndë të nxjerrjes së Shqipërisë nga tuneli i tranzicionit dhe korrupsionit dhe të ndërtimit të Shqipërisë si gjithë Europa. Këtë barrë të rëndë nuk mund ta lini mbi supe individësh e parti të dështuara apo të vogla, po duhet ta vini me votën tuaj vetë mbi supet tona të përbashkëta, mbi supe e Partisë Socialiste.

Duke deklaruar se fitorja ne Tirane, do te nise pikërisht nga Kombinati, Rama, ndryshe nga qytetet e tjera e mbylli takimin e tij me zgjedhësit ne Kombinat, me këngën kushtuar kryeqytetit “Tirona”. /tvklan.alGazetare: Irma Toptani