Në emër të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kërkoi që Republika jonë simotër e Kosovës të mos mbahet peng nga askush.
“Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirate e komunitetit euroatlantik dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime dhe justifikime te rreme duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtarë te Be-së që ende nuk e njohin.”
Ndërsa e përmendi Shqipërinë si shembull tolerance, Rama tha se solidariteti dhe bashkëpunimi është boshti i politikës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për këtë solli si shembull marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
“Në vend që thjesht të flisnim, u përpoqëm të vepronim, pa pretenduar se do të zgjidhnim problemin e madh të migracionit në Europë, po nga ana tjetër nuk qëndruam duarlidhur.”
Në sytë e udhëheqësve nga mbarë bota Kryeministri Rama tha se Shqipëria është shembull i tranformimit të mirëqeverisjes.
“Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rrënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes. Shërbimet tona janë tashmë 95% pa letër, dhe digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurrur korrupsionin, informalitetin dhe mosbesimin në institucione.”
Në fjalën e tij, Rama po ashtu i bëri thirrje Rusisë që të ndalë sulmet nga Ukrainës.
Tv Klan