Qeveria është duke punuar për hartimin e një ligji, që do të konsiderojë si të paligjshëm çdo lloj ndërtimi që devijon apo shton qoftë edhe 1 metër katror të paparashikuar në planimetrinë e miratuar.

Edhe pse me planet dhe strategjitë e miratuara në 25 vitet e fundit për zhvillimin e territorit, nga volumi që përbëjnë, mund të mjaftojnë për hapjen e një muzeu, në realitet, territori është zhvilluar vetëm mbi “kreativitetin” individual të çdo shqiptari.

Në konferencën ndërkombëtare për e – lejet e ndërtimit apo lejet ‘online’, ku u diskutua për zhvillimin e një rajoni më konkurues përsa i përket territorit, Kryeministri Rama foli edhe për marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit, që sipas tij, janë përmirësuar ndjeshëm pas samitit të Berlinit.

Elja Zotka/Tv Klan