Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë në orën 18:30 kryesinë e re, e cila u votua të dielën nga Asambleja Kombëtare. Mbledhja e një prej strukturave më të larta të PS do të ketë në fokus të diskutimeve organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Pritet që në këtë mbledhje krysocialisti do të japë dhe porositë e tij për mënyrën se si do të angazhohet partia në terren dhe për përgatitjen e skuadrës për të kërkuar një mandat të 4-të qeverisës. Anëtarët e asamblesë zgjodhën 10 anëtarë ditën e djeshme, ku më të votuarit ishin Erion Braçe dhe Lindita Nikolla.
Si pasojë e ndryshimeve, jashtë kryesisë u lanë Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi.
Klan News