Përfituesit do të pajisen me kontrata për të ndjekur punimet
132 shtëpi individuale, 45 apartamente, një shkollë, një park si dhe një zonë tregtare janë pjesë e projektit për rindërtimin e Bubqit, një prej zonave më të dëmtuara të Bashkisë së Krujës.
Kryeministri zgjedh t’i drejtohet atyre që i cilëson të paduruar e që e akuzojnë për zvarritje të punimeve për objektet për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit.
Rama i vlerëson projektet për rindërtimin e të gjitha zonave jo vetëm të nevojshme për strehimin por rivitalizimin e të gjithë infrastrukturës publike aty ku do të ndërhyet.
Tv Klan