Zgjedhjet e ardhshme për kryeministrin Edi Rama janë vendimtare për të ndarë Shqipërinë nga e shkuara dhe për të vijuar rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë të vendit në BE. Në takimin me shqiptarët që jetojnë në Britani, kreu i qeverisë kërkoi mbështetjen e Diasporës.
Rama tha se fitorja e PS ne zgjedhjet e ardhshme do të shpëtojë dhe pengmarrjen e opozitës nga drejtues që kanë probleme me drejtësinë. Teksa akuzoi opozitën si nxitëse dhune, solli në vëmendje dhe vrasjen e 14-vjeçarit që sipas tij, u përdor nga opozita për qëllime politike.
Duke u kujtuar vuajtjet e emigrimit drejt Britanisë, kreu i qeverisë solli në vëmendje dhe deklaratën e ish-sekretares britanike për Punët e Brendshme, Suella Braverman.
Për të ndihmuar shqiptarët që jetojnë në Britani, Rama paralajmëroi dhe nismën ligjore për regjistrimin e shqiptarëve të cilët shumë vite më parë janë deklaruar si kosovarë për të përfituar dokumentet.
Theksoi se Reforma në Drejtësi u bë nga PS, ndërsa bëri dhe një krahasim me drejtësinë e para vitit 2013.
Një përgjigje pati dhe për një grup protestuesish demokratë, të cilët ishin kundër takimit të tij në Londër.
Kryeministri ftoi emigrantët shqiptarë të investojnë në vendin e tyre dhe të rindërtojnë shtëpitë e të parëve.
Klan News