Të ftuarit e radhës së kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim” ishin dy artisë amerikanë Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, të cilët kanë themeluar në vendin tonë një qendër për trajnimin e talenteve të reja. Dy artistët kanë treguar gjatë bashkëbisedimit se si vendosën që të zhvendoseshin në Shqipëri.

“Nuk e njihja Shqipërinë duke qenë se jam rritur në Amerikë, isha në një rezidencë për artistët dhe po shihja në hartë, në 2022-2023, dhe pashë ku gjendej Shqipëria dhe u bëra shumë kureshtare sepse është një vendndodhje qendrore për rrugët historike. Bëra ca kërkime dhe mu duk interesante. U bëra kurioze dhe erdha në gusht 2023 dhe erdha këtu për 2 muaj dhe pata ndjesinë që kishte diçka në këtë vend. Qëndrova një vit në SHBA dhe mora macen u ktheva”, tha Pamela Cederquist.

 “Erdha për vizitë në nëntor 2023. Qëndrova për një muaj, shkova në Amerikë për krishtlindje dhe u thash familjarëve që do kthehem në Shqipëri. Erdha në janar dhe nisa punën, hapëm çerdhet, klasat e aktrimit”, u shpreh Philip Gilin.


Philip Gilin thotë Shqipëria ka është një vende me talente në art, duke theksuar se Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit. “Ky vend është një terren pjellor talentesh të pashfrytëzuara, në pritje që industria ta ndezë e të shpërthejë njësoj si një raketë që është gati të niset në platformën e lëshimit”, tha ai.

Industria e filmit sipas artistit ka ndikim edhe në ekonominë e vendeve.

“Turizmi i filmit është një nga më të fuqishmit ekonomikisht dhe jo vetëm ekonomikisht dhe gjithçka për të cilën po flisni janë ndikimet ekonomike. Megjithatë, është edhe krenari, ka një nivel krenarie. Ka të bëjë me vendosjen e flamurit tuaj në skenën globale dhe thua, “pa na shiko në ekran, jemi këtu”. Ka një fuqi kur sheh një vend në ekran që të bën ta vizitosh apo të mendosh për të. Mund të jetë për pak, sa për të bërë pushimet e radhës atje apo mund të zhvendosesh aty. Ka gjithashtu një lloj fame që vjen me bashkë me këtë”, Philip Gilin.

Kryeministri tregoi si u njoh me dy artistët, ndërsa u ndal edhe tek godina e ish-Kinostudios në Tiranë që është shndërruar në një rezidencë për trajnimin e artistëve të rinj.

“U takuam bashkë, Pamela nuk ishte këtu dhe më treguat dhe kuptova që për momentin nevoja kryesore ishte vendi dhe ndodhi pikërisht kur sapo janë përmbyllur punime për restaurimin e një objekti të vjetër, ku ka qenë studioja e zërit të Kinostudios dhe disa hapësira të tjera dhe në përfytyruam dhe kishim ambicien tonë ta transformonim në një rezidencë për artistët e rinj për t’u dhënë mundësinë e një hapësirë te re dhe kryesisht për njerëzit e industrisë së filmit nga A-ja te ZH-ja, që do të thotë për të gjithë hallkat e zinxhirit të gjatë të prodhimit të filmit. Iu thash më lini të shoh, se kjo mund të jetë rastësi e paparë. Kur ata po bëheshin gati të shpallnin thirrjet për aplikim për rezidentët. Yjet na ndritën dhe e morët”, tha Rama.

Artistët shprehën edhe një vërejtje për vendin tonë.

“Së pari, të gjithë duhet ë mësojnë sesi të ecin në trotuar. Të gjithë ecin pranë njëri tjetrit. Ti po del nga një dyqan dhe gat isa s’të shtypin me skuter. Njerëzit përplasen me njëri tjetrin teksa ecin, ndalojnë në mes të rrugës duke të mos të lënë të kalosh.”

Kjo vërejtje u pranua nga kryeministri Rama, i cili u përgjigj me një premtim.

“Së shpejti do kemi hekurudhën e parë nga Tirana në Durrës.”

Dy artisët amerikanë theksojnë se industria e filmit kërkon të mbështetet nga një zinxhir i tërë shërbimesh në vendin ku zhvillohet, gjë e cila sipas tyre do të thotë më tepër ekonomi.

Klan News