Edhe pse ndodhej në Berlin, Rama nuk e shmangu komunikimin e radhës me ndjekësit virtual.
Rubrika ‘Sy m’sy” e kësaj të marte ishte e të gjitha ngjyrave ashtu si dhe stenda shqiptare e panairit të turizmit në kryeqytetin gjerman ku Shqipëria ka vendin e nderit.
Rama nuk foli vetëm vetë për suksesin e prezantimit të Shqipërisë në këtë aktivitet ku marrin pjesë 190 shtete nga e gjithë bota, por përfshiu dhe tur-operatorët.
“Kam gati 25 vjet që vij në Berlin, ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Feedback-u nga partnerët nuk di, ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Prezantimi më dinjitoz dhe kokën lart. Domethënë është prezantimi më dinjitoz që është bërë në këto 25 vite ndonjëherë në Berlin”.
Kryeministri Edi Rama: Po jo vetëm i Shqipërisë, po i të gjitha vendeve të nderit më përpara i kemi mbytur kësaj radhe. Jep ca shifra një herë, jep ca shifra si jemi me këto prenotimet.
“25 është e mbyllur, është sold out. Aeroporti i Vlorës, është shitur dhe Vlora. S’ka hotele, më duhen hotele. 25 është i shitur, tani ne mbyllim 26 këtu. Fillojmë chartera nga Gjermania. Dje ka ardhur konfirmimi. Schausland fillon fluturimin/operimim me garanci në Shqipëri që është super lajm, me shumë probabilitet edhe Der Touristik. Sivjet jemi 40% të kapacitetit dhe vetëm me anglez”.
Me ministren e Turizmit flasin dhe objektivin e radhës.
“Sivjet do shtojmë edhe tre partnerë të tjerë ajrorë, të cilët i kemi të konfirmuar të cilët janë izraelitët, kemi Vuelin dhe kemi tre destinacione të reja të konfirmuara kështu që jemi shumë të lumtur dhe shpresojmë shumë që ky vit të jetë akoma dhe më i suksesshëm. Kemi një objektiv për të kapur, 12 milionë pasagjerë”.
Objektivi tjetër është të shtohen turistët gjermanë.
Pranon se me Kosovën duhet një ofertë e përbashkët turistike.
Vetë Kryeministri thotë se turizimi është në një nivel të paimagjinueshëm përpara se ai të vinte në pushtet, çka do të ndikojë sipas tij dhe për procesin e anëtarësimit.
“Imazhi ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë shumë të plotë, edhe në aspektin e proceseve të tjera, të respektit, të dinjitetit, të anëtarësimit në BE. Po, patjetër edhe të anëtarësimit në BE, është pak po e sigurtë që përmes turizmit, disa vende përpara nesh e thyen atë akullin dhe kapërcyen malin e paragjykimeve që për ne ka qenë vargmal, nuk ka qenë mal”.
Pikërisht tek objektivi personal për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE sa kohë që ai është në krye të qeverisë, thotë se gjen dhe energjinë për të vijuar të qëndrojë në politikë.
Uljen në tryezën e unionit si i barabartë me të gjithë vendet antare ai e sheh dhe si një hakmarrje ndaj gjithë nëpërkëmbjes që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Pjesë të episodit të “Sy m’sy” bëri dhe pjesëmarrësit e huaj në panair por dhe kryebashkiakun e Berlinit dhe kreun e shoqatës së udhëtarëve gjermanë që ju mori dhe premtimin që do të vizitojnë Shqipërinë.
“Duhet të shkojmë sepse tani kanë ardhur autoritetet. Autoritetet mund dhe të presin se autoriteti më i madh jeni ju këtu megjithatë me mirëkuptimin tuaj po e ndërpresim këtë ‘Sy m’sy’ pak si ndryshe sot, jo pak por shumë ndryshe edhe ju falenderoj”.
Tv Klan