Kryefjala e radhës së turit “Dialog me Shqipërinë” e kreut të Partisë Socialiste ishte politika e re. Deklaratat e Ramës u bënë nga Saranda, ndalesa e radhës së turit të tij në jug të vendit. Administrimi i fitores sipas Ramës ka domosdoshmëri një bashkim të ri me një mendësi të ndryshme.
Edi Rama: “Ne kemi hapur një kapitull të ri, duke qenë një opozitë që nuk jetojmë për të gjunjëzuar kundërshtarin dhe thjesht dhe vetëm për të fituar, po jetojmë që me fitoren ne të gjunjëzojmë dhe të mundim varfërinë, se politika duhet të jetojë mes qytetarëve. Duhet të trajtojë problemet e jetës së tyre të përditshme pa të cilët politika nuk mund të jetë pasioni i ndryshimit.”
Gjatë fjalës së tij kryesocialisti Rama garantoi se e vetmja mënyrë për të kthyer besimin tek politika është ndërtimi i një politike në shërbim të qytetarëve./tvklan.al