“Anëtarësimi i bizneseve në Dhomën Ekonomike, me detyrim”.
Projektligji i ri për krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare ka mbledhur në një tryezë të përbashkët me Kryministrin e vendit Edi Rama përfaqësues të bizneseve, sektorit bankar e institucioneve ndërkombëtare, ku është shtruar nevoja për gjetjen e kapitalit njerëzor të specializuar në sektorë prioritarë siç është turizmi.
“Sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave, por shtron problemin që të ketë kë të paguajë”.
Rama kërkoi nga sektori privat regjistrimin me detyrim në Dhomën Kombëtare të Ekonomisë për të gjetur politika të reja në funksion të procesit të antarësimit në BE.
“Duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimit në Dhomën Ekonomike Kombëtare, siç e kanë të gjitha vendet demokratike për hir të vërtetës. Do të ketë kostot e veta të pashmangshme në këtë proces dhe ky emërues i përbashkët është që ky proces në këtë fazë kërkon dije të reja”.
Për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, sistemi bankar ndihet i mirëkapitalizuar, i gatshëm për të financuar ekonominë e vendit.
“Rritja e GDP është 3.5% dhe kreditimi është rritur në nivelin 10%. Ne si Shqipëri kemi një ecuri të kreditimit më të mirë nga të gjithë vendet e rajonit”.
Performanca e mirë e ekonomisë vendase bëri që agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s, të vlerësojë vendin tonë me 2B- për shkak të kontrollit të mirë të financave publike por edhe flukseve të larta të investimeve nga jashtë.
Tv Klan