Ylli i Barcelonës, Raphinha, shqetësohet se odisea e ri-regjistrimit të Dani Olmos me Barcelonën do të ndikojë në të ardhmen në transferimet e reja të lojtarëve.

Olmo iu bashkua skuadrës së Hansi Flik nga Laipzig në verë me Blaugranat që paguan 60 mln euro. Por ai u regjistrua vetëm për pjesën e parë të sezonit për shkak të kufizimeve financiare të La Liga-s.

Gjigantët katalanas ndërkohë po punojnë edhe që të regjistrojnë sulmuesin Pau Viktor. Kur u transferua nga Lidsi te kalanasit në 2022, edhe braziliani u përball me probleme në regjistrimin në La Liga.

“Mendoj se mund të ketë impakt në afrimin e lojtarëve në të ardhmen. Nëse do të thoja të kundërtën, do të gënjeja dhe unë nuk jam ai lloj personi. Nëse do të isha në një tjetër klub duke parë situatën në të cilën po kalojnë Olmo dhe Viktor, do të mendohesha dy herë përpara se të vija këtu. Por kur u bëra pjesë e Barças, e dija situatën që po kalonte klubi, pashë një shans të luaja me këtë fanellë dhe prita deri në fund. Nuk pendohem për këtë!”, tha Raphinha.

Olmo ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha europiane, nisur nga fakti se ai mund të largohet si futbollist i lirë nga Barcelona.

Klan News