Tomë Dodaj shpallet fajtor për shitjen e armës për rastin e Liridona Ademajt. Ai u dënua me 5 vjet burgim dhe me gjobë 5 mijë euro. Kështu u bë e ditur nga gjyqtarja e rastit, raporton Klankosova.tv.
Më parë Dodaj para trupit gjykues në seancën fillestare ka deklaruar se e pranon që të akuzuarve të tjerë u ka shitur armën. Sakaq, palët nuk kanë kërkuar seancë për caktimin e dënimit.
Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj është deklaruar “plotësisht i pafajshëm” për akuzën “vrasje e rëndë”, teksa Prokuroria dha detaje të akt-akuzës dhe tha se Murseli kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij.
I akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, Granit Plava tha se zgjedh të mbrohet në heshtje, ndërkaq Tomë Dodaj ka pranuar fajësinë.
/KlanKosova