Në seancën e sotme gjyqësore është shqiptuar edhe dënimi i parë për rastin e Lirdona Ademajt.

Tomë Dodaj pranoi fajësinë dhe u dënua me 5 vjet burg e 5 mijë euro gjobë pasi pranoi se ia ka shitur Naim Murselit armën me 20 fishekë për 280 Euro.

E Naim Murseli që akuzohet se  kishte premtuar 30.000 Euro kompensim për vrasjen e bashkëshortes së tij, nuk e ndjen veten fajtor për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai është deklaruar i pafajshëm në pyetjen për pranim të fajësisë ose jo.

Madje në akt-akuzë thuhet se Naim Murseli e kishte mbajtur me njërën dorë Liridonën që ajo të mos shmangte plumbin.

Granit Plava është mbrojtur në heshtje, e Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk do të deklarohet pa u konsultuar me avokatin e tij. Gjatë shqyrtimit fillestar më 31 Janar, Prokuroria ka lexuar akt-akuzën që rëndon ndaj katër të akuzuarve.

Sipas akt-akuzës, Naim Murseli ka deklaruar se motivi i vrasjes ishte presioni i lartë nga bashkëshortja dhe xhelozia e saj. Granit Plava ka deklaruar se i është thënë se duhet të vrasë një biznesmene serbe. E Kushtrim Kokalla ka thënë se Murseli e ka lutur për një vit që ta vrasë Liridonën.

Tv Klan