Shqipëria U-17 e vajzave, u mposht me rezultatin 3-1 nga Kosova, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Europianit.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, të dyja skuadrat ishin kërkuese nga fillimi. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-2 të vajzave “dardane”, ndërsa e dyta nuk kishte shumë histori.
Vajzat kuqezi luajtën në inferioritet numerik në pjesën e dytë, pasi Deliallisi u ndëshkua me të kuq. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Luari në minutën e 88-të.
Të shtunën do të luhet ndeshja e dytë e grupit mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa më 6 Nëntor, Shqipëria do të luajë takimin e dytë dhe të fundit ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”. /tvklan.al