Zyra e shtypit e Kryeministrisë ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kreut të SHISH Visho Ajazi dhe emërimin në këtë post të zv/drejtorit Helidon Bendo.

“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

 

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”,

bën me dije zyra e shtypit e Kryeministrisë.

/tvklan.al