Firmosi si një yll, por Kylian Mbappe nuk po jep shkëndijat e pritura te Real Madrid. Kapiteni i Francës ka zhgënjyer deri më tani me “Los Blancos”. Mbappe ka shënuar 9 gola në 17 ndeshje deri më tani për Real Madridin, që nuk është një shifër e keqe, por disa prej këtyre golave të ardhur nga penalltitë, ndjenja është se ai ende nuk ka treguar se çfarë mund të bëjë me fanellën e bardhë.
Sulmuesi aktualisht po e kalon shifrën e pritshme të golave me 1.83 në La Liga dhe me 1.68 në Ligën e Kampionëve. Shkalla e tij e konvertimit prej 12.7% të goditjeve në gola e bën atë sulmuesin e 48-të më efektiv në La Liga dhe të 125-tin në 5 kampionatet më të mira të Europës, ndërsa Robert Lewandowski ka realizuar 10 goditje më pak për të shënuar më shumë se dyfishin e numrit të Mbappe në La Liga.
Shenjë shqetësuese për Real Madridin dhe e bën të qartë se Mbappe në fakt i mungon besimi. Me Vinicius jashtë fushave për javët e ardhshme, Mbappe duhet të marrë pozicionin e preferuar në krahun e majtë, që mund ta ndihmojë atë të kthehet në maksimumin e tij.
Klan News