Referendumi për emrin në Maqedoni do të jetë një mundësi e artë për qytetarët maqedonas që do të ndikojë edhe te brezat e ardhshëm. Është ky mesazhi mbështetës i komisionerit për zgjerim Johannes Hahn, në prag të votës së 30 Shtatorit.
“Qytetarët do të kenë mundësinë të përcaktojnë të ardhmen dhe vendimi do të ketë ndikim tek fëmijët e tyre. Është e rëndësishme të merret një vendim duke qenë të informuar. Është një vendim që duhet të miratohet në mënyrë të pavarur dhe do të jetë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon. Nuk më pëlqen emërtimi Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Shpresoj që në të ardhmen t’ju drejtohem si Maqedonia Veriore.”
Në fjalën mbështetëse për referendumin, Hahn nënvizoi se vota pro është një tren që nuk duhet humbur, e që do t’i hapte vendit perspektivën euro-atlantike.
Komisioneri për Zgjerim është në ditën e dytë të vizitës së tij në Shkup. Të hënën Maqedoninë e vizitoi edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Matis, i cili e cilësoi referendumin si votën më të rëndësishme në historinë e vendit.
Tv Klan