Bashar al-Assad ka thyer heshtjen këtë të Hënë, me prononcimin e parë që pas rënies së regjimit të tij në Siri. Ish-presidenti sirian ka deklaruar në rrjetet sociale se planet e tij kishin qenë për një luftë të vazhdueshme ndaj atyre që i konsideron forca rebele. Megjithatë, asgjë nuk shkoi siç e kishte menduar, aq sa u detyrua të marrë azil në Rusi.
Në Telegram ai shkruan se “në asnjë moment të eventeve në Damask, se kishte menduar të tërhiqej apo aq më tepër të kthehej në refugjat”.
“Kursi i vetëm ishte të luftonim kundër terroristëve”, thotë al-Assad.
Assad u arratis nga Siria pas 24 vitesh në pushtet. Tanimë ai dhe bashkë me gruan dhe 3 fëmijët e tij do të qëndrojnë në provincën e Latakia në Moskë.
“Duke parë se të gjitha forcat tona u shkatërruan, u vendos një evakuim i menjëhershëm në Rusi mbrëmjen e 8 Dhjetorit”, tregon ai.
Pohon se kurrë nuk e ka përdorur pushtetin e tij për përfitime personale, madje e konsideron veten një atdhetar, me besimin te populli sirian.
/tvklan.al