Në Talk Love Story u diskutua për takimet që zhvilloi Kristi, që u transmetuan mbrëmjen e djeshme në emision. Protagoniste ishin Lili dhe Kleona, të cilat ditën e sotme patën një ‘përballje’ mes tyre.
Eni Shehu: Kleona tha ‘Lilit ia kërkoi, kurse mua ma rrëmbeu’, kurse Lili tha ‘atë punën e shkrepëses së vendit: Fërkohet tek unë, ndizet tek Kleona’.
Lili: Pasi në rend kronologjik ishte takimi im, pastaj ishte ai me Kleonën.
Kleona: E rëndësishme është kush del i fituar në fund. Ti fërkoje se…
Lili: Nuk e di sa të pëlqen ty që të ndizet nga unë. Unë ta bëra gati.
Zhaklinë Lekatari: Po ama asnjëra nga ju nuk e ka problem.
Eni Shehu: Je mes dy zjarreve Krist, kjo të bën të priviligjuar, vigjilent apo…?
Kristi: Absolutisht sepse nëse nuk ke opsione, si mashkull je i fikur sepse zgjedh nga halli dhe jo nga luksi.
Ardi Asllani: Kleona tha se ia rrëmbeu puthjen Kristi, por për hir të vërtetës si një shikues nga shtëpia, m’u duk sikur edhe ia dhe puthjen, nuk është se ta rrëmbeu. Ti e shijove po aq sa edhe Kristi.
Kleona: Unë e shijova shumë, por puthjen e parë ma rrëmbeu Kristi, të dytën ia dhashë vetë./tvklan.al