Gjatë lojës “Truth or Dare” të zhvilluar në programin “Talk Love Story” në Tv Klan një prej konkurrenteve, Nadege ka zbuluar papritur historinë e saj të trishtë me ish të dashurin e saj.
E pyetur nga moderatori Eni Shehu se kur ishte hera e fundit që ka qarë Nadege ka zbuluar për tradhëtinë e tij.
Eni Shehu: Arsyen e vërtetë përse ke qarë herën e fundit ose do pish një raki me spec që ne e qajmë në Shqipëri.
Nadege: Hera e fundit që kam qarë edhe pse urrej që të qaj. Në fakt kam qarë kur ish i dashuri im shkonte me komshien time edhe për më tepër ata kanë bërë një fëmijë sëbashku.
Më e keqja ishte se banonin në të njëjtën ndërtesë ku të gjithë e dinin përveç meje. /tvklan.al