Elisa Spiropali: “Turp dhe trishtim njëkohësisht që Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe Partia Demokratike u duhet të shpifin kaq shumë për të mbuluar diellin me shoshë. Deklarimet e pasurisë familjare të Sali Berishës janë marramendëse dhe pas tyre fshihen pasuritë e padeklaruara edhe më marramendëse. Paratë e zeza, me të cilat u ble shumë varfëri fshatrave edhe në 28 Qershor dhe të cilat janë ogurzeza për demokracinë. Sali Berisha flet për Shqipërinë dhe pasuron vetëm familjen e tij, e cila sot e ka kapur shtetin si asnjëherë më keq, ndërsa akuzat për te ashtuquajturat “pasuritë e Edi Ramës” do t’i shkojnë gjykatës duke ftuar Sali Berishën të paraqesë provat”.
Erla Mëhilli: “Zonjushëza Spiropali mesa duket ka marrë për mision avokatinë e humbësit të madh, Edi Ramës për qytezën Delijorgji, për 70% te lejeve të ndërtimit të dhëna studiove të Shkrelit dhe Eftimit, objekt i hetimit të komisionit parlamentar. Avokatët e kryetarit mandatprerë të Partisë Socialiste përpara së gjithash të përgjigjen se çfarë e shtyn zotin Rama të japë leje dhjetëra katëshe ndërtimi mbi monumente kulture qindra vjeçare si varri i Dervish Pashës ku po ndërton Fideli apo ura e Tabakëve ku po ndërton Dashnori. Turpi është për zotin Rama dhe “Fidelët” e “Dashnorët” e tij. Turpi është për zotin Rama që tallet me shqiptarët dhe deklaron se pasuria e tij është në limitet e varfërisë. Zoti Rama ka deklaruar se ka 400 mijë lekë të vjetra të kursyera nga paga në llogarinë e tij bankare, pra praktikisht zoti Rama deklaron se ka në llogari aq sa çka pagën mujore një punonjës i thjeshtë në bashkinë e tij. E ç’mund të themi tjetër për këtë? Partia Demokratike është e gatshme të hapë një llogari bankare për kryetarin që strehohet në kullën e Myslym Pezës dhe madje fton të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për të zbutur varfërinë e skajshme të zotit Rama.”/tvklan.al