Lajme Arkiva – TV Kaln 2004

Republikanët do të vazhdojnë aleancën me Partinë Demokratike, por ata janë të përgatitur të dalin edhe të vetëm në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu, opozita duhet të unifikohet në qëndrimet e saj. Një opozitë e bashkuar për betejën elektorale sipas Mediut, do të sillte sukses, por pozicionet do të jenë të qarta e të palëkundura.

Fatmir Mediu: “Opozita shqiptare ndërtoi një marrëdhënie të qenësishme me qytetarët shqiptarë, që presin prej opozitës që të japin përgjigje gjithë nevojave të tyre dhe njëkohësisht që të ketë garanci që do trajtojë me njerëz që kanë formimin dhe forcën morale për të qeverisur për shkak edhe të këtyre lëvizjeve të fundit që ka ndodhur brenda opozitës. Ka nevojë për një trup qeverisëse shumë më të gjerë se sa do të ishte numri i njerëzve në kabinet.”/tvklan.al