Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonat malore gjatë natës së mbrëmshme. Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se trashësia e borës në Qafë Thore ka arritur trashësinë mbi 50 cm.
Në aksin Tamarë-Vermosh reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës.









Ndërkohë bëhet e ditur se është punuar pa ndërprerje dhe rrugët janë mbajtur të hapura duke mos shkaktuar probleme në qarkullim./tvklan.al