Gjatë muajit të shenjtë të ramazanit syri i reporterëve të agjencisë presitgjoze të lajmeve Reuters është ndalur në të gjithë botën, por kësaj radhë destinacioni ishte qyteti i Kukësit dhe festimet e besimtarëve mysliman atje. Mesazhi që kanë përcjellë besimtarët kuksianë ishte ai i shpresës dhe dashurisë.
Ali Hallaçi: “Në rrethin tonë të Kukësit është shumicë myslimane. Jo të gjithë janë praktikantë, por mundohen që ta praktikojnë këtë fe. Mundohen të jenë më të përpiktë, më të përkushtuar ndaj muajit të madhëruar të ramazanit duke shkuar mirë, në harmoni dhe në begati me njëri-tjetrin.”
“Me pas harmoni, të kemi dashur për njëri-tjetrin. Se jemi në një jetë të shkurtër, botë fallxhore të rrejshme dhe së shpejti do të shkojmë në botën e paqes, ku atje do të japim llogari secili dhe do të mbajë përgjegjësitë e veta morale dhe personale.”
Pas perëndimit të diellit besimtarët kuksianë i bashkohen myftiut Hallaçi për iftar.
Ilda Dogjani është vetëm 12 vjeç dhe sipas saj gjatë këtij muaji të shenjtë njerëzit duhet të jenë të lumtur dhe të tregohen të mirë ndaj njëri-tjetrit. Këto janë ditë dashurie thotë ajo për gazetarin e agjencisë Reuters.
Si në çdo reportazh të kushtuar Shqipërisë Reuters lavdëron tolerancën fetare që mbizotëron jo vetëm në këtë qytet të vogël verior, por në të gjithë Shqipërinë./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle