Qetësia te Granada është prishur në këtë merkato dimri, për shkak të një revolte të Myrto Uzunit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ka marrë një ofertë nga MLS dhe ka refuzuar që të stërvitet me ekipin deri në zgjidhjen e situatës së tij, raporton spanjollja Marca.

Klubi andaluzian ndodhet në një situatë mjaft të vështirë, e do t’i duhet që të gjejë një zgjedhje të shpejtë. 29 vjeç dhe me një rendiment në rritje, Uzuni kërkon prej kohësh që të përmirësojë kushtet ekonomike me Granadan, me këtë të fundit që nuk ia ka plotësuar dëshirat.

E në të tillë situatë, futbollisti nuk ka duruar më. Shqiptari ka në tavolinë një ofertë nga klubi i Austin që luan në Major League Soccer. Klubi amerikan është i gatshëm që të paguajë rreth dhjetë milionë Euro për të marrë shërbimet e sulmuesit beratas, paga e të cilit do të dyfishohej, duke i afruar një milion e gjysmë Euro, 3 herë më shumë se sa rroga aktuale.

Kjo ofertë vështirë të arrihet nga Granada. Përballë kësaj situate, Uzuni vendosi që pas pushimeve dimërore të mos pranonte të stërvitej. Ai humbi ndeshjen me Granadën, e nuk do të jetë i disponueshëm as në përballjen kundër Burgos. Këtë e konfirmoi trajneri Fran Eskriba.

Klan News