Myrto Uzuni ka zyrtarizuar largimin nga Granada, për të vazhduar karrierën në SHBA, te skuadra e Austin.

Në një postim të gjatë, sulmuesi shqiptar i falënderon të gjithë dhe veçanërisht tifozët e klubit.

Uzuni shkruan se humbi Europianin, duke luajtur i dëmtuar me Granadën.

Në fund, ai nuk kursen një thumbë ndaj drejtuesve, duke thënë se skuadra meriton të jetë në elitë.

“Të dashur tifozë të Granada! Sot them lamtumirë. Momenti erdhi me lot në sy pas tre vitesh të paharrueshme. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, trajnerët dhe punëtorët e klubit. Vajzat e kuzhinës. Njerëz që punojnë shumë dhe nuk dalin në televizion për të ndarë momentet e triumfit dhe humbjes që më shënuan përgjithmonë.

Erdha në vitin 2022, përjetuam një rënie që më bëri më të fortë dhe në 2023 arrita versionin tim më të mirë, duke fituar trofeun e golashënuesit me 23 gola dhe titullin kampion. Në vitin 2024, edhe pse shënova 11 gola, nuk mjaftuan për të shpëtuar ekipin. Kam luajtur i dëmtuar me gjilpëra në çdo ndeshje. Dhe kam humbur Euro 2024 pasi e ndjeja peshën e mbështetjes suaj dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë.

Sot duhet të marr një vendim të vështirë për familjen time. Largohem me krenari nga ky klub, duke qenë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e tij (49 gola, 8 asistime në 106 ndeshje). Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen tuaj, veçanërisht atë të Curva Sur.

Shpresoj që kjo të jetë një “shihemi më vonë” dhe jo një lamtumirë përfundimtare. Deri në momentin kur këta njerëz të mos jenë më në klub. Granada e meriton të jetë gjithmonë në La Liga. Zemra ime do të jetë gjithmonë bardhëkuqe. Të dua, Granada ime. Gjithmonë ushtari yt, Myrto Uzuni”, shkruan sulmuesi.

/tvklan.al