Transferimi i Myrto Uzunit te skuadra e Austin në SHBA pritet që të zyrtarizohet në fund të javës. Dakordësia mes të gjitha palëve është aritur tashmë, ndërsa finalizimi nuk është realizuar ende për shkak të burokracive në Kampionatin Amerikan të Futbollit, raporton spanjollja “Ideal”.

Në ditët e fundit Austin është në qendër të merkatos, pasi ka zyrtarizuar disa blerje të reja. Klubi amerikan do t’i paguajë Granadës 12.3 milionë Dollarë, pasi e konsideron Uzunin si lojtarin që do t’i çojë drejt lavdisë.

Sulmuesi kuqezi mund të mos jetë një emër i njohur për tifozët amerikanë por te Granada, ai është kthyer në një nga futbollistët kryesorë me një nuhatje për gola dhe aftësitë që mund ta ndryshojnë lojën në mënyrë të menjëhershme.

29-vjeçari shqiptar është pikërisht ai lloj sulmuesi që nuk i shmanget rreziqeve. Ai është i shpejtë, kreativ dhe di se si të bëjë gol, cilësi që kërkohen te lojtarët nga çdo skuadër.

Transerimi i Uzunit dërgon një mesazh të qartë në MLS: Austin nuk është ekipi vetëm për pjesëmarrje në kampionat. Ata duan kreun. Sipas mediave amerikane kjo marrëveshje flet gjithashtu për rritjen e kampionatit amerikan.

Gjithnjë e më shumë, ekipet janë të gatshme të hapin arkat e tyre për të sjellë talente ndërkombëtare. Dhe kjo është një shenjë e mirë. Kjo tregon se liga po bëhet më konkurruese dhe se klubet duan të rrisin nivelin e lojës.

Në mediat amerikane shkruhet gjithashtu se Austin FC do t’i paguajë Myrto Uzunit 2.1 milionë Euro në sezon. Lojtari donte të qëndronte në Granada për 1 milion Euro, por klubi nuk i plotësoi kërkesat e tij.

Kontrata e ofruar sulmuesit të Kombëtares Shqiptare është për tre sezone me një opsion rinovimi për sezonin e katërt.

Klan News