Bode: Rama kundër integrimit të vendit

Ridvan Bode: “Edi Rama shikon familjet shqiptare, kombin shqiptar thjesht si shërbëtor i interesave të tij personale. Njeriu që nuk ka familje, njeriu që dhunon gruan në mënyrë publike, e zhvesh lakuriq nëpër plazhet e botës. Njeriu që akuzon gruan e parë, se fëmijën e vetë e ka me të atin. Njeriu që nuk ka ngritur dot kurrë familje për veten e tij nuk mund të mirëkuptojë, nuk mund të ndjejë dhimbjen e mijëra familjeve shqiptare të ndara përgjysmë për shkak të emigrimit dhe qëndron një ditë të bashkohen, një ditë të përafrohen me njeri-tjetrin. Është interesi për të bllokuar  me çdo kusht, me çdo formë, me çdo mjet për të bllokuar integrimin e Shqipërisë, sepse ata Shqipërinë e shohin si një feur të vetin. Ky është thelbi i kësaj aleance mafiozo-politike, e cila në momentet më të mbara për Shqipërinë dhe shqiptarët kërkon me çdo kusht t’i bllokojë këto procese përmes krijimit të një situate anormale politike, përmes përpjekjeve për të destabilizuar politikisht dhe nga pikëpamja sociale, gjithë shqiptarët, gjithë Shqipërinë. Ne jemi në një ultimatum absurd, në një ultimatum me dy alternativa, të shkatërrojmë rendin kushtetues, ose na dorëzoni pushtetin, e pa dëgjuar. Në fakt ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë asnjërën dhe as tjetrën. Ne do të qeverisim në interes të Shqipërisë dhe shqiptare. Ne do të vazhdojmë reformat e thella, për të qenë të besueshëm për partnerët tanë europianë”./tvklan.al