Partia Demokratikme thotë se me rihapjen e kazinove, Kryeministri Edi Rama shkeli një premtim të bërë për shkak të interesave të oligarkëve të tij.
Demokratët thonë se ndonëse BE ka futur Shqipërine në “listën gri” për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar se lojrat e fatit janë një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qëndrën historike të Tiranës.
Sipas Dorian Telitit, Rama nuk mendon për mijëra biznese që po falimentojnë apo qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës, por çdo gjë e vë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, “me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore”.
Tv Klan